Për dy muaj, as bizneset e vogla që nuk u mbyllën gjatë pandemisë nuk do ta paguajnë qiranë. Ky është ndryshimi që qeveria ka miratuar në aktin normativ për qiratë.

Ndryshe nga ai i mëparshmi, ku kjo lehtësi ishte vetëm për bizneset e vogla që ishin mbyllur për shkak të situatës, tani përfshihen edhe ata që vijuan punën.

 “Të gjithë qiramarrësit, persona fizikë/juridikë, me të ardhura deri në 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë në vit, të cilët kanë kontratë noteriale qiraje për zhvillimin e aktivitetit të tyre ekonomik, të nënshkruar përpara shpalljes së gjendjes së epidemisë, pavarësisht nëse e kanë të lejuar apo të ndaluar aktivitetin si pasojë e gjendjes së shkaktuar nga COVID–19, nuk do ta paguajnë detyrimin e qirasë për dy muaj, prill dhe maj 2020.”

Të gjithë qiramarrësit që kanë ankesa për qiradhënësin, i cili mund t’u kërkojë me detyrim qiranë, mund të ankohen tek Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve përmes komunikimit elektronik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *