E shtunë, 24 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ndryshimet ligjore që paralajmëroi Rama, juristi: Zgjedhja e Presidentit, padituri e madhe juridike!

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se mazhoranca do të ndërmarrë ndryshime ligjore lidhur me çështjen e pezullimit nga detyra të zyrtarëve publikë që janë nën hetim penal.

Ndryshimet e pritshme të këtij neni parashikojnë moslejimin e pezullimit nga detyra të të gjithë funksionarëve, funksionet e të cilëve burojnë nga kushtetuta.

Reklamë

“Me vendimin që disponon pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, gjykata i ndalon përkohësisht të pandehurit, plotësisht ose pjesërisht, veprimtarinë që lidhet me to. Kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral përfshi, Presidentin e Republikës, Kryeministrin, Anëtarët e Kabinetit Qeverisës, Avokatin e Popullit, Kreun e KLSH-së dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë”, thuhet në njoftim.

Juristi Kreshnik Myftari, i ftuar në studion e QUO VADIS  tha se përfshirja e Presidentit, është një gabim i rëndë juridik.

Reklamë

Sipas tij, ndryshe qëndron rasti i kryeministrit, i cili ka detyra të përcaktuara qartë me ligj.

“Zgjedhja e presidentit njëherë është padituri e madhe juridike. Ndryshe qëndron tek kryeministri, se kryeministri ka edhe detyra ligjore. Të përfshish presidentin është një budallallëk”, tha Myftari.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë