Subscribe

Në të parin reagim për përgjimet e anti-mafias italiane për Ndraghetën, Partia Socialiste përmes numrit dy të saj, Taulant Balla, deklaroi se personat e përmendur janë të njohur të kryedemokratit Lulzim Basha dhe bashkëpunëtorë të presidentit Ilir Meta.

“Unë jam kryetari i delegacionit shqiptar në Parlamentin Europian. Eurodeputeti që përmendet është mik i vjetër i Lulzim Bashës, e ka pasur edhe në zyrë, e ka takuar edhe në Bruksel e Vlorë. Nisja e hetimeve nga SPAK, një gjë shumë e mirë. Meqënëse po bëhet fjalë për një eurodeputet, pyeteni se e keni pasur në zyrë. Ato që janë përmendur me emër i keni në Presidencë dhe miq të kryetarit të opozitës, për të tjera duroni dhe dëgjoni.”

Nënkryetari i socialistëve nuk tha asnjë fjalë për dyshimet se mafia italiane është përpjekur të hyjë në sektorin e ndërtimit kundrejt ryshfeteve ndaj zyrtarëve të lartë, përveç se i kërkoi prokurorisë Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të bëj çdo verifikim.

“Ajo që përshëndes është fakti që SPAK do të bëjë verifikime përkatëse dhe do duhet t’i shkoj deri në fund kësaj çështjeje.”

Deklaratat, Taulant Balla i bëri në përfundim të takimit me drejtuesit e qarqeve politike me kryeministrin Edi Rama në selinë rozë, që jo si zakonisht kreu i qeverisë, i shmangu mediat për t’iu përgjigjur akuzave të ngritura pas publikimit të përgjimeve të antimafias italiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *