Nard Ndoka, i teti në listën e qarkut të Shkodrës, foli me tone të ashpra ndaj Tom Doshit, kundërshtarit të tij në këto zgjedhje.

 

I pyetur se sa mandate synon opozita në këtë qark, Ndoka tregoi në “Zgjedhje 2021” për një ndërhyrje nga ana e kandidatëve të PS dhe Tom Doshit për të blerë vota.

 

“Ka pasur ndërhyrje për blerjen e votave. Kryesisht nga partitë e majta. Nga kandidatët edhe të PS. Kjo e prish balancën politike. Është edhe zoti Doshi që njihet për një aktivitet të tillë. Kjo krijon një lloj çorientimi tek votuesit në përgjithësi. Doshi nuk e ka mbështetjen tek politika, tek strukturat, por tek biznesi dhe paratë e tij të pista që i përdor në fushatat elektorale.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *