Katër të rinj u arrestuan nga Policia e Elbasanit. Ata akuzohen se në bashkëpunim me shtetas të tjerë (dy të arrestuar më herët dhe dy të shpallur në kërkim) kanë ndihmuar emigrantët të kalojnë ilegalisht kufirin.

 

Të arrestuarit kanë kryer transportimin e tyre nga Korça drejt Tiranës, kundrejt fitimit 250-300 euro për person.

 

Klandestinët janë bllokuar nga shërbimet policore, pa mundur të kalojnë kufirin. Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 6 automjete dhe 11 aparate cellular.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *