Një fëmijë një vjeç u gjet i pajetë në shtëpi këtë mëngjes në Ferrara të Italisë. Ai ishte në dhomën e gjumit, ku flinte me nënën e tij.

 

Ishte gruaja 29-vjeçare që thirri karabinierët për të dhënë alarmin: “Ndihmë, djali im ka vdekur”. Me të mbërritur, autoritetet e gjetën nënën në shok dhe me duar të prera. Ajo kishte tentuar vetëvrasjen, sipas mediave italiane. Madje nëna sulmoi edhe policinë.

 

Hetimet për ngjarjen po vijojnë, por deri tani raportohet se nuk ka shenja dhune në trupin e foshnjes. Pritshmëritë janë që autopsia të hedhë më shumë dritë për ngjarjen dhe shkaqet e vdekjes.

 

29-vjeçarja nga Ferrara jetonte në shtëpi me tre fëmijët e saj të moshës 9, 5 dhe 1 vjeç. Fëmijët e tjerë janë mire, ndërsa partneri i saj ishte larguar nga shtëpia prej një muaji, për shkak të problemeve në marrëdhënien e tyre.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *