Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi se nga 1.15 milardë euro të mbledhuar në ndihmë të rindërtimit të Shqipërisë, 885 milionë janë në formë borxhi që do t’i paguajnë shqiptarët me taksa.

 

Për këtë arsye, ajo kërkon krijimin e një institucioni të pavarur me ekspertë që të monitorojë të gjithë projektin.

 

“Nga ana tjetër, sigurisht që buzëqeshja e kryeministrit tonë ishte shumë  e madhe, sepse prej vitesh po kërkon për të marrë kredi nëpër bankat dhe institucionet ndërkombëtare për të paguar pagat dhe për të paguar shpenzimet administrative. Kishim një shumë prej 885 milion euro, të cilat janë në formë huaje, në formë borxhi që janë para që do ti paguajnë shqiptarët me taksat dhe paratë tona, do ti paguajnë fëmijët e shqiptarëve. Prandaj është shumë e rëndësishme për të pasur një institucion monitorimi, të pavarur, me ekspertë që do të bëjnë monitorimin e të gjithë këtij projekti, sepse ajo që është edhe më e rëndësishme është që besimi i shqiptarëve te kjo qeverisje ka humbur.”

 

Nga ana tjetër, Kremadhi siguroi që opozita do të jetë vigjilente për të ndjekur hap pas hapi çdo projekt që ka të bëjë me rindërtimin e banesave të shqiptarëve dhe si do të përdoren këto para.

 

“Por jo vetëm të shtëpive, por edhe të shkollave, të kopshteve, të çerdheve, të kishave dhe xhamive, të cilat janë objekte që janë në shërbim të qytetarëve. Dhe absolutisht do të ndjekim hap pas hapi nëse kjo qeveri këto para të cilat dje Europa ju a dha shqiptarëve, do ti përdori për fluturimet e tyre luksoze, për zyrat e tyre luksoze apo për investimet e tyre të luksit të administratës. Tashmë nuk ka më arsye për të zvarritur zgjidhjen e problemeve të familjeve të cilat kanë humbur shtëpitë dhe flenë në çadër, tashmë ne presim me padurim që të shikojmë sa më shpejtë shtëpitë e para dhe ndërtesat e para, ku qytetarët të cilët humbën ndërtesat e tyre në tërmetin e 26 nëntorit të jenë të strehuar dhe fëmijët e tyre të shkojnë në shkollë si të gjithë fëmijët e tjerë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *