Subscribe

Për afro 4 orë, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, është marrë në pyetje nga SPAK. Balluku ishte thirrur nga prokurori që po heton aferën e inceneratorit të Tiranës, Dritan Prençi, për të dhënë shpjegime si person që ka dijeni për këtë çështje.

Vetë Balluku, pas daljes nga prokuroria e posacme, pranoi se ishte pyetur për aferën e inceneratorit të Tiranës, një cështjë që sipas saaj duhet zbardhur një sa më parë.

Kjo dosje ka bërë pis të madhe  të vogël dhe i ka ardhur koha të zbardhet të ndahet puna e ndershme nga abuzimi pafalshëm. Kjo është ndarja e re e pushteteve, drejtësia ka punën e saj, qeveria ka punën e saj dhe parlamenti punën e tij”, tha Balluku.

Fletëthirrja për zëvendëskryeministres vjen dy javë pasi kryebashkiaku Erion Veliaj dha sqarime për 8 orë në SPAK për inceneratorin e Tiranës.

Balluku, sipas një denoncimi të pak javëve më parë të bërë nga Belind Këlliçi, më 10 korrik të vitit 2023 i ka dërguar një shkresë zyrtare bashkisë së Tiranës, për ta vënë në dijeni se dy anëtarët e Bashkisë në Njësinë e Zbatimit të Projektit prej një kohe të gjatë kishin penguar punën e kësaj strukture.

Më 8 dhjetor të vitit të kaluar SPAK firmosi 15 fletëarreste për zyrtarë e ish- zyrtarë të bashkisë Tiranë për impiantin e incenerimit të mbetjeve në kryeqytet.

Mes të arrestuarve është Taulant Tusha, Drejtori i Përgjithshëm i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, ish zyrtari Namik Thimixhi, i cili mbulonte Menaxhimin e mbetjeve dhe ishte në varësi direkte të Tushes.

Urdhërat e arrestit prekën për të dytën herë edhe ish ministrin e Mjedisit Lefter Koka, si dhe ish deputetin socialist Alqi Bllako, bashkë me pronarët në kërkim të të tre inceneratorëve, Mirel Mërtiri e Klodian Zoto, ndërsa në ‘arrest shtëpie’ janë 7 persona të tjerë./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *