Ndëshkohen me 3 mijë lekë gjobë 393 qytetarë, të cilët u kapën nga policia duke lëvizur pa maska mbrojtëse. Po ashtu, e ka pësuar edhe pronari i një lokali që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë, duke u gjobitur me 1 milionë lekë.

 

Gjatë kontrolleve janë konstatuar 23 qytetarë që lëviznin në rrugë pas orës 20:30, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.

 

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 5 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3 mije lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *