Subscribe

Me nje formacion tërësisht te ndryshuar, kuqezinjtë e De Biasit arritën te marrin nje fitore ne miqësoren e dyte ne Luksemburg me rezultatin 2-0. Një fitore qe ne fakt, nuk i përligj shifrat pasi tregoi se skuadra ka shume pune per te bere, deri ne prag te fillimit te finaleve te evropianit France 2016. Nje pjese e pare 0-0 ku kuqezinjtë edhe pse tentuan, nuk arritën te zhbllokonin shifrat. Fundi i kësaj pjese i gjeti vendasit me nje lojtar me pak pas daljes me te kuqe te portierit Jubert, pas nje ndërhyrje te gabuar te Cikalleshit. Ne pjesën e dyte, tekniku De Biasi beri disa ndryshime me futjen ne fushe te disa lojtareve titullarë duke i dhëne tjetër ritëm lojës se skuadrës se tij. Dhe ne minutën e 63, pas nje krosimi te Ergys Kaçe, Armando Sadiku zhbllokoi shifrat. 12 minuta me vone, radha i erdhi Sokol Cikalleshit te zhbllokohej duke dyfishuar shifrat. 2-0 rezultati përfundimtar mes terrenit te renduar dhe mbrojtjes se ngjeshur te kundërshtarit, ne Luksemburg ata qe shpëtuan dhe triumfuan ishin po aq sa dhe numri i golave Ergys Kaçe dhe Sokol Cikalleshi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *