Në një kohë që e gjithë vëmendja është përqëndruar tek koronavirusi, një shtetas mësohet se ka humbur jetën mbrëmjen e kësaj të martë në QSUT si pasojë e një insufiçencë respiratore të rëndë.

Pacienti 45 vjecari fillisht u vizitua në Berat por këtë të martë u nis me urgjencë drejt Tiranës. Viktima kishte temperaturë të lartë dhe probleme të theksuara me frymëmarrjen.

Megjithatë shtetasi Vjetor Alushi nga Skrapari nuk  vinte nga vendet e vatrave të koronavirusit e po ashtu nuk kishte kontakt me njerez që kishin ardhur nga këto zona.

Dyshohet se ai ishte me grip derri dhe virusi në fjalë AH1N1 bashkëngjitur problemeve të vjetra respiratore I ka marrë jetën këtij pacienti.

Ndërkohe ne Berat analizat kanë konfirmuar edhe 4 raste të tjera me grip derri.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *