E premte, 30 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ndërpriten punimet në autostradë, Autoriteti Rrugor po diskuton një zgjidhje që nuk krijon trafik

Qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës është rikthyer sot në normalitet.

Një ditë më parë, lëvizja e mjeteve u bllokua nga Vora deri tek ura e Dajlanit, sepse Autoriteti Rrugor Shqiptar do të riasfaltonte akset ekzistuese.

Reklamë

Por, për shkak të trafikut të rënduar që u krijua dje, ARRSH ka ndërprerë punimet sot që prej mëngjesit dhe lëvizja e mjeteve është kryer si zakonisht.

Autoriteti Rrugor Shqiptar po diskuton për një plan të ri të ndërhyrjes në segmentet problematike të autostradës, që kanë nevojë për riasfaltim, por pa krijuar trafik.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë