Këshilli i Ministrave ka miratuar sot një sërë vendimesh të rëndësishme. Kështu qeveria miratoi sot krijimin e bazës së të dhënave shtetërore për Arkivin Qendror Teknik të Ndërtimit (AQTN), “Arkivi Digjital i Arkivit Qendror Teknik të Ndërtimit” (ADAQTN).

 

Qeveria vendosi sot miratimin e metodologjisë për përcaktimin e çmimit të blerjes së energjisë elektrike të prodhuar nga burimet e vogla të rinovueshme nga dielli dhe era.

 

Qeveria vendosi dhënien në përdorim të përkohshëm, nga Ministria e Mbrojtjes Ministrisë së Kulturës, për Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, për një periudhë 30-vjeçare, të disa objekteve dhe të një sipërfaqeje trualli funksional, me sipërfaqe të përgjithshme prej 4 930 (katër mijë e nëntëqind e tridhjetë) m2, brenda territorit të pronës nr.108, me emërtim “Batalioni i Mbështetjes (Ish-reparti ushtarak nr.1070)”, me vendndodhje te Rrapi i Treshit, Tiranë, për t’i përdorur për depozitimin e titujve dhe kolanave të librave të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë.

 

Qeveria vendosi organizimin dhe funksionimin e Kolegjit Profesional të Lartë.

 

Qeveria vendosi miratimin e kontratës nr.5758 prot., datë 25.4.2017, ndërmjet Ministrisë së Financave dhe bashkimit të shoqërive “Admiral Sportëetten”, GmbH, “ATSI”, Spolka Akcyjna, “MC Netëorking”, sh.p.k., “Për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e Sistemit Qendror të Monitorimit On-line (SQMO) për industrinë e lojërave të fatit në Republikën e Shqipërisë”.

 

Qeveria vendosi kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, për sipërfaqet takuese, të zëna nga ndërtimet informale në drejtoritë e ALUIZNI-t: Tiranë Veri, Tiranë shtesat, Vlorë, Elbasan dhe Durrës.

 

Qeveria vendosi miratimin, në parim, të memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Popullore të Kinës, për bashkëpunimin në kuadër të brezit ekonomik të rrugës së mëndafshit dhe nismës së shekullit të 21-të për rrugën detare të mëndafshit.

 

Qeveria vendosi kalimin në përgjegjësi administrimi, nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Ministrisë së Zhvillimit Urban, për Entin Kombëtar të Banesave, të zyrave në katin e pestë të godinës së ish-shtëpisë botuese “Naim Frashëri”, Tiranë, për t’u përdorur si mjedise pune nga ky institucion.

 

Qeveria vendosi miratimin e rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave”.
Qeveria vendosi shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurisë së paluajtshme, pronë private, që preket nga realizimi i projektit “Ndërtimi i kolektorit kryesor të ujërave të zeza dhe I.T.U.P në zonën turistike gjiri i Lalëzit, Durrës”.

 

Qeveria vendosi shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rikualifikimi urban i bllokut të kufizuar nga rrugët ‘Sulejman Delvina’, ‘Medar Shtylla’, ‘Skënder Luarasi’, ‘Grigor Heba’ dhe ‘Gjik Kuqali’, Tiranë”.

 

Qeveria vendosi transferimin e pronësisë së 30 për qind të kuotave të shoqërisë “Superbeton”, sh.p.k., Tiranë, nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Bashkisë Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *