Ndërkohë që Dijonis Biba la rrugëtimin e tij në “Ferma VIP”, Valeri vijon të shijojë momentet në ishullin Arameras, aty ku po qëndron prej disa ditësh i vetëm.

Teksa pasditja e sotme ka pasur reshje shiu, Valeri i ka shijuar duke u larë në det.

Por përveç kësaj, nuk kanë munguar as momentet pikante të Valerit, i cili këndon dhe kërcen në breg, ndërsa nga Agai kërkon plotësimin e disa dëshirave.

Qëndrimi i Valerit në ishullin Arameras është në dorë të qytetarëve, të cilët duhet të votojnë nëse duan ta rikthejnë në fermë dhe ti japin një mundësi të dytë drejt fitores, apo jo./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *