Kryetari i PD, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Presidentit të Parlamentit Europian, David Sassoli.

 

Përmes një mesazhi të shpërndarë në “Twitter”, lideri demokrat shkruan se Sassoli ishte mik i shqiptarëve dhe mbështetës i sinqertë i aspiratave të Shqipërisë në BE.

 

“Thellësisht i trishtuar për ndarjen nga jeta të David Sassoli, Presidentit të Parlamentit Europian, miku i mirë i shqiptarëve dhe mbështetës i sinqertë i aspiratës tonë kombëtare për integrimin europian. Ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij për këtë humbje pikëlluese. U prehtë në paqe”, nënvizon Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *