U shua në moshën 80-vjeçare akademiku Kolec Topalli.

 

Gjuhëtari i njohur ndërroi jetë pasi vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. Anëtari i Akademisë së Shkencave profesor Kolec Topalli la pas një trashëgimi të pasur në fushën e gjuhësisë.

 

Ai është autor i dhjetëra botimeve të rëndësishme shkencore për shqipen.

 

Të premten ne ambientet e Akademisë së Shkencave do të zhvillohen homazhet për gjuhëtarin Kolec Topalli. Pas nderimit në Tiranë ai do të prehet në qytetin e Shkodrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *