Subscribe

Kjo është vetëm nje pjese e shfaqjes që do të ndiqni këtë të enjte në Teatrin Metropol. Edhe pse me një titull që të çon në botën orientale, “Nata arabe” është një vepër gjermane që vetëm frymëzimin e ka marrë nga përrallat e një mijë e një netëve. E shkruar nga Roland Schimmelpfennig, kjo vepër sjell jetën e 5 personazheve që jetojnë në një metropol, në një gradacelë dhe që rrëfejnë historinë e tyre, një histori prej së cilës duan të arratisen. Franceska është Ema Ndoja, e cila rikthehet në teatër pas më shumë se 2 dekadash. Në pak tekst të veprës zbulojmë se Ema shfaqet nudo. A do të jetë ajo vërtet nudo në skenë? Kjo estetikë teatrale që nuk premton dialog aq sa monolog ka qenë për aktorët një vepër me vështirësi të lartë, çka sipas tyre do të përkthehet edhe tek publiku. “Nata arabe” është shfaqja e parë që hap pasditen e 29 shtatorit sezonin e ri në Teatrin Metropol, ndërsa në kalendarin artistik janë rezervuar edhe datat për shfaqjen “Mendohu Xhiakomino” nga Luigi Pirandelo apo “Njollat e murrme” dhe “Tre dhëndurët” si vepra shqiptare. Nuk do të mungojnë këtë sezon shfaqjet për fëmijë çdo fundjavë dhe bashkëpunimet me trupa që vijnë nga jashtë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *