Subscribe

Arrestohen dy vëllezër, të dyshuar  si autoret kryesor të vrasjes se Abdullah Budlles në aksin Fushë-Prezë – Rinas, pasditen e se hënës.

Sajmir Shera 32vjec dhe vëllai i tij Arsil Shera 20vjec, sipas policisë, kanë qëlluar  me 7 plumba në drejtim të 71vjecarit  i cili punonte si taksist pranë kryqëzimit te Rinasit.

Njëri prej vëllezërve ka qëlluar Budllan, ndërsa tjetri ishte në timonin e makinës, pasi ekzekutimi është bërë teksa automjeti ka qenë në lëvizje. Uniformat blu sekuestruan edhe mjetin që kanë përdorur dy vëllezërit për të kryer krimin.

Gjatë marrjes në pyetje nga grupi hetimor dy vëllezërit Shera kanë pranuar krimin e rëndë . Ata kanë deklaruar se kishin pasur një konflikt me viktimën pak kohë më parë, pasi e akuzonin se ky i fundit i kishte ngacmuar nënën dhe motrën. Sipas dy vëllezërve ,ata I kishin kërkuar të moshuarit  të hiqte dorë  nga veprimet e pahijshme ndaj familjes e tyre, por ai nuk i kishte dëgjuar, çka I ka detyruar të ndërmarrin aktin ekstrem.

32 vjecari  Sajmir Shera ,është një person me precedent të mëparshëm penal dhe i dënuar më herët. 

Abdullah budlla babai i 4 fëmijëve u vra me 3 gusht pranë kryqëzimit të Rinasit,  në Fushë-Prezë, në vendin ku ai dilte çdo ditë për të punuar si taksist.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *