Subscribe

Çifti i të moshuarve, Foni dhe Afërdita Rapo u grabitën e u dhunuan në banesën e tyre mbrëmjen e të hënës nga dy persona të maskuar.

 

Dy personat e maskuar kanë hyrë nga një banese tjeter, ndërsa dy të moshuarit po hanin darkë. Pas dhunës së ushtruar hajdutët I kanë lidhur në krevat dy të moshuarit dhe më pas janë larguar.

 

Kryefamiljari Foni Rapo ka rrëfyer tmerrin e përjetuar gjatë grabitjes ku grabitësit, sipas tij, gjatë gjithë kohës bërtisnin lekët.

 

“Ishim duke ngrëne darkën. Dy persona me maske, armë dhe thikë u futen nga dera e banesës ngjitur. Na kërcënuan dhe goditen, kerkonin lek, më morën pensionin dhe kursimet. Mua më goditen me qyten e pistoletes në kokë ndërsa gruan Aferdita në krahë dhe këmbë. Gjate gjithë kohës bërtisnin lekët, lekët. Thoshin që jemi nga Elbasani, ndoshta për të humbur gjurmët. Gruaja ndodhet akoma në spital.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *