Subscribe

 

Ai provokon gjithnjë. Edhe përtej titullit të ri “Sanduic”, sjell një nëntitull: “A është mirë me qenë shqiptar?”

 

Kjo është pyetja që shtron publicisti Mustafa Nano në botimin e ri ku rrëfehet Shqipëria mes Greqisë e Serbisë.

 

Ngjarjet historike që nuk vendosen në një rend kronologjik nuk janë vetëm ato të fundit që kanë ngacmuar nacionalizmin e shqiptarëve dhe fqinjëve tanë.

 

Me parathënien e historianit Pëllumb Xhufi, “Sanduic” ngacmon jo vetëm përmes fakteve historike, por edhe studimeve albanologjike që vihen nën dritën e atyre ngjarjeve e elementëve që nuk janë prekur shumë në media.

 

E megjithatë në këtë libër shqiptarët nuk vijnë si viktima e as si heronj të një historie bashkëjetese në Ballkan.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *