Me 82 vota pro, mazhoranca votoi anëtarët e këtyre dy komisioneve ad hoc, ndërkohë që opozita nuk ndodhej në Parlament për shkak të bojkotit. Tre partitë e mazhorancës, PS, LSI dhe PDIU, kishin paraqitur emrat e kandidatëve për komisionet e Vettingut me 12 dhe 6 anëtarë.

 

Partia Socialiste ka propozuar për në komisionin me 12 anëtarë emrat e deputetëve, Ulsi Manja, Bashkim Fino, Pandeli Majko dhe Evis Kushi. Ndërsa për komisionin me 6 anëtarë, PS ka propozuar Vasilika Hysin dhe Ervin Bushatin.

 

Lëvizja Socialiste për integrim ka propozuar emrat e deputetëve Luan Rama dhe Silva Caka për komisionin me 12 anëtare dhe Vangjel Tavon për komisionin me 6 anëtarë.

 

Ndërsa PDIU ka propozuar emrat e Shpëtim Idrizit dhe Mesila Dodës për dy komisionet e Vettingut. Pjesa tjetër e anëtarëve të dy komisioneve të Vettingut i takojnë opozitës për t’i propozuar. Nga Partia Demokratike nuk është paraqitur asnjë emër.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *