E hënë, 26 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Muçi i “mbyll derën” rithmimit te Beshiktash: Është kënaqësi të luash për Trabzonspor

Ernest Muçi është i qartë se dëshiron të vijojë karrierën e tij te skuadra e Trabzonsporit, aty ku ka tregaur formën më të mrië të karrierës.

Mediat turke bëjnë me dije se ëhstë vetëm çështje ditësh që skaudra e Trabzonspor të pagaujë për kartonin e Muçit.

Reklamë

Madje ky i fundit në deklaratën e tij ka lënë të kuptohet se e ardhmja e tij është e lidhur vetëm me skuadrën e Trabzonspor.

“Jam shumë i lumtur që erdha këtu. Të luash futboll këtu është kënaqësi. Ndihem shumë më mirë”, është deklarata e Muçit që u bë virale sot në Turqi.

Beshiktashi ndërkohë e kishte nxjerrë jashtë planeve, pas edicionit të kaluar. Akoma për t’u zyrtarizuar mbetet shifra e blerjes së kartonit, pas huazimit që kushtoi 1 milion euro. Deri tani bëhet fjalë për 8.5 milionë euro të tjera.

Vazhdo të lexosh

Reklamë