“Juventus nuk është vetëm Kristiano Ronaldo, ajo është një nga kandidatet me serioze për të fituar Uefa Champions League.”

 

Këto kanë qënë fjalet e trajnerit të Manchester United, Murinjo në prag të duelit më të rëndësishëm të grupit H që vë përballë dy ekipet kryesore në Old Traford. Tekniku portugez pohoi në konferencen për shtyp se skuadra e tij duhet te provojë të luajë me të njejtin entuziazëm sikurse ka bërë në dy takimet e fundit në kampionat e të përpiqet të nxjerr në pah të gjithë inatin që i shpëtoi fitorja nga duart në “Stanford bridge” vetëm në shtese në Premier League.

 

Ai vlerësoi në maksimum Juventusin dhe Ronaldon që e cilësoi një nga më të mirët në histori. Më pas pyetja për Pogban  që e acaron se tëpërmi:

 

“Nuk më pëlqen rrjedha që po mer kjo konference. Me spanjollet nuk dua të flas sepse më pyesin vetëm për spanjollet ndërsa ju anglezet me pyesni vetëm për Pogba. Dua të flas për ndeshjen por kështu si po silleni ju më mirë të iki fare,” iu drejtua Murinjo gazetareve…..

 

Sonte kunder Juventus ne Old Traford, ai nuk do të ketë të gatshëm Alexis Sanchez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *