Detajë të tjera kanë dalë në dritë mbi krimin e rëndë të ditës së enjte në Patos ku dy të rinjë u vranë nga një gardian i burgut të Fierit.

Në fakt autori Martin Skëndaj dhe njeri prej viktimave Manol rrapaj ishin edhe fqinj me njeri tjetërin në fshatin Kuqar. Dy familja dyert e të cilave janë thuajse në një gardh por që tashmë i druhen fort hakmarrjes.

Ngjarja e rëndë e ka zanafilluar muaj më parë por familet Skëndaj dhe Rrapaj kanë evidentuar një lidhje dashurie mes vajzes së familjes Skëndaj dhe Manol Rrapaj.

Motra e autorit të krimit ishte martuar në një fshat të Ballshit por duket se së fundmi ishte divorcuar dhe ishte kthyer pelqimit me komshiun e vet Manol Rrapaj.

Dy familjet kanë pasur përplasje të forta dhe debate kohet e fundit aq sa Martin Skëndaj dhe babai i tij kanë shkuar madje tek familja Rrapaj dhe i kanë kërkuar që djali i tyre të qëndrojë larg vajzës. Për këtë arsye familja Rrapaj madje ka bërë denoncim në policinë e Patosit me arsyetimin se dy pjestarët e familjes Skëndaj i kishin shkuar në shtëpi më sepatë në duar.

Mirëpo as ky denoncim nuk ka zgjidhur gjërat, përkundrazi e ka acaruar situatën. Të bezdisur nga ky fakt Manol Rrapaj i shoqëruar nga kushëriri i tij Elis Kapaj që sapo ishte kthyer nga emigrimi i kanë kërkuar llogari 22 vjecarit Martin Skëndaj. E pasi janë perleshur me leva tek poliklinika e Patosit, Skëndaj duke mos ia dalë përballe dy të rinjve, ka nxjerre armën e shërbimit dhe ka qëlluar për vdekje Manol Rrapajn dhe Elis Kapajn.

Martin Skëndaj u arrestua pak minuta pas krimit dhe u sekuestrua gjithashtu edhe arma e krimit, ndërsa tani frika më e madhe është hakmarrja ndaj familjes Skëndaj.

 

 

Ne foto: Viktima Manol Rrapaj dhe autori Martin Skendaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *