Aksident me një të plagosur në gjendje të rëndë në qytetin e Korcës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 16 të qytetit kur një motor i shpërndarjes së picave është përplasur me një mjet tip benz. Në informacionin e siguruar mësohet se automjeti ka qënë duke kaluar nga një rrugë kryesore në një rrugë dytësore që të ccon në një lagje periferike, kur motori është përplasur nga krahu i pasagjerit të mjetit, duke pësuar dëmtime të shumta. Policia nuk ka bërë me dije shkakun e plotë të aksidentit ashtu sicc nuk ka treguar ende identitetin e të aksidentuarit dhe drejtuesit të mjetit. Ky nuk është rasti i qarë motocciklistë picerish e fast foodesh bëhen shkak aksidentesh në rrugët e qytetit juglindor. Drejtuesi i motorit, sipas policisë nuk ka qënë i pajisur me skafandër mbrojtëse dhe është transportuar në spitalin rajonal ku po qëndron në kujdesin e mjekëve. Nga ana tjetër policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesit e automjetit për të dhënë sqarimet e rastit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *