Sipas MeteoAlb: Zhvillimi i një qëndre e presionit të ulët atmosferik në veri të Gadishullit të Ballkanit do të diktojë kushte e motit në territorin shqiptar. Për pasojë: vranësira të dendura dhe alternime të herë pas-herëshme kthjellimesh DOMINOJNE gjatë mëngjesit. POR gradualisht vranësirat shtohen duke sjellë reshje shiu në zonat e ulta por dëborë do ketë në zonat malore deri në orët e pasdites kur moti kthjellohet në të gjithë vendin.

 

Temperaturat e ajrit mbeten kostante në mëngjes POR rriten në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore  nga -2 °C deri në 14 °C.

 

Era do fryjë e fortë me shpejtësi deri 50 km/h nga drejtimi Jugor duke gjeneruar brigjet detare dallgëzim 5 ballë.

 

Rajoni dhe Europa

Moti –  E premte, 28 Shkurt 2020

——————————————————-——–

Pjesërisht Vendet e Rajonit dhe pjesa më e madhe e Europës Qëndrore, Britania e Madhe do të DOMINOHEN  nga mot i paqëndrueshëm i shoqëruar me shira dhe herë pas- here erë të fortë. Gjithashtu me reshje dëbore VIJON Veriu dhe lindja e Europës. NDERSA moti i kthjellët ka DOMINUAR Brigjet e Egjeut dhe gjithë Europën Jugore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *