Moti këtë të shtunë do të jetë i vranët dhe me shira në disa zona të vendit.

 

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet deri mesatar.

 

Në pjesën bregdetare reshjet do të kenë intensitet të lartë e do të marrin karakterin e shtrëngatave me shkarkesa elektrike në orët e pasdites e të mbrëmjes. Në Alpe do të ketë reshje dëbore.

 

Era do të fryjë me drejtim juglindje 1-15 m/sek, ndërsa në bregdet deri në 25 m/sek. Erë e vrullshme dhe me rrahje përgjatë vijës bregdetare.

 

Sipas Meteoalb, do të ketë stuhi herë pas herë në disa zona të vendit si Sarandë, Gjirokastër, Shkodër etj.

 

Temperatura më e e lartë parashikohet në Cerrik, Roskovec dhe Kucove 17 gradë ndërsa më e ulëta në Fierzë -1 gradë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *