Reshjet intensive të shiut tgë rëna gjatë kësaj të marte kanë sjellë probleme në Vlorë dhe në Sarandë.

 

Infrmacionet bëjnë me dije se trageti i linjës Vlorë-Brindisi ka anuluar udhëtimin për shkak të kushteve jo të mira meteorologjike. Era është e fortë ndërsa dallgët në det shkojnë deri në 8 ballë. Ndërkohë pritet që gjendja të rregullohet vetëm pas orës 22:00 të natës.

 

Gjithashtu edhe në Sarandë era e fortë ka sjellë vështirësi në lundrim, por nga Kapiteneria e Portit nuk raportohet për pezullim të lundrimit. Dallga në det të hapur shkon deri në 4 balle, ndersa moti i keq ka shkaktuar probleme edhe ne disa akse te qytetit duke e bërë të veshtire kalimin si për kembesoret dhe automjetet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *