Vendet perëndimore kanë dënuar ashpër sulmet e ditëve të fundit në ukrainë.Kancelari gjerman, Olaf scholz, ka vizituar Britanine e Madhe ku u takua me kryeministrin Boris Johnson. Në një konferencë të përbashkët, dy udhëheqësit akuzuan Rusinë se ka kryer krime lufte.

 

OLAF SCHOLZ

KANCELAR I GJERMANISE

“Vrasja e civilëve është një krim lufte dhe presidenti rus mban përgjegjësinë për këto krime lufte. I bëj thirrje Rusisë sërish që të bie dakord përfundimisht për një armëpushim dhe të tërheqë trupat e saj. Kjo luftë duhet të ndalet menjëherë.”

 

BORIS JOHNSON

KRYEMINISTER I BRITANISE SE MADHE

“Sulmi në stacionin e trenit në Ukrainën lindore tregon thellësinë në të cilën është zhytur ushtria dikur e famshme e Putinit. Është një krim lufte të sulmosh pa dallim civilët. Krimet e Rusisë në Ukrainë nuk do të kalojnë pa u vënë re apo pa u ndëshkuar.”

 

Duke u ndalur të varësia e lëndëve djegëse nga rusia, kancelari gjerman nënvizoi se Berlini po punon intensivisht për të gjetur një alternativë, ndërsa bëri të ditur se deri në fund të këtij viti pritet të ndalojë importin e naftës.

 

OLAF SCHOLZ

KANCELAR I GJERMANISE

“Gjermania është e varur nga importet e naftës, qymyrit dhe gazit natyror nga Rusia, prandaj ky është një hap i madh për ne.Por ne tashmë kemi ndërmarrë hapat e para për tu larguar. Po hetojmë në shkallë të gjerë për të importuar gaz nëpërmjet brigjeve veriore të Gjermanisë.Vendi do të importojë gaz natyror nëpërmjet porteve të Detit të Veriut dhe jo përmes tubacioneve ruse. Ne po punojmë për t’u larguar nga importi i naftës dhe mendojmë se do t’ia dalim këtë vit.”

 

Ndërkohë, vendet perëndimore vijojnë masat ndëshkuese kundrejt Rusisë. Britania e Madhe ka shtuar vajzat e presidentit rus, Vladimir Putin në listën e sanksioneve. Ndërkohë, Mali i Zi, në sanksionet e miratuara ka përfshirë ngrirjen e pronave dhe burimeve ekonomike të disa qytetarëve dhe kompanive ruse.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *