E hënë, 5 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Mori para për të “nxjerrë” nga banesa personin me “arrest shtëpie”, arrestohet polici në Prrenjas

Një efektiv policie është arrestur në flagrancë, pasi akuzohet se në këmbim të parave ka ndihmuar një person ndaj të cilit ishte dhënë masa “arrest shtëpie” të largohej nga banesa.

Bëhet me dije se inspektori Çlirim Torra ka marrë një vlerë monetare për të favorizuar shtetasin me inicialet A.R., ndaj të cilit ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest shtëpie”, duke i mundësuar shkeljen e kësaj mase dhe largimin nga banesa.

Reklamë

Njoftimi:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka finalizuar një veprim hetimor, në kuadër të të cilit është arrestuar në flagrancë Inspektor Çlirim Torra, me detyrë SPZ pranë Stacionit të Policisë Prrenjas, Komisariati i Policisë Librazhd, DVP Elbasan.

Nga veprimet hetimore dyshohet se punonjësi i Policisë ka marrë një vlerë monetare për të favorizuar shtetasin me inicialet A.R., ndaj të cilit ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest shtëpie”, duke i mundësuar shkeljen e kësaj mase dhe largimin nga banesa.

Në përfundim të veprimeve hetimore, ndaj Inspektor Çlirim Torrës rëndojnë dyshimet për kryerjen e veprave penale të “Korrupsionit pasiv” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

Veprimet procedurale janë kryer në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan. Hetimi vijon për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përgjegjësive të personave të përfshirë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.