Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi deklaroi se pjesë e politikës duhet të jenë më shumë gra. Sipas saj, ato do të japin një kontribut të vyer në përmirësimin e Shqiperisë.

 

Ajo postoi në “Facebook” foto nga një takim që përfaqësuesja e LSI, Erisa Xhixho pati me disa gra në zonën e Ali Demit në Tiranë.

 

“Ne kemi nevojë për më shumë gra në politikë dhe qeverisje. Ato gra do ta përmirësojnë Shqipërinë, për ta kthyer në një vend ku të gjithë ndihen si në shtëpinë e tyre.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *