Subscribe

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, dhe komisioneri për zgjerimin Johannes Hahn, kanë përshëndetur marrëveshjen Rama-Basha.

 

“Përgëzojmë partitë politike në Shqipëri për marrëveshjen e arritur, që do të çojë në mbajtjen e zgjedhjeve në 25 qershor 2017, me pjesëmarrjen e të gjitha partive. Udhëheqësit politikë u janë përgjigjur pritshmërive të qytetarëve të tyre dhe treguan pjekuri demokratike”.

 

Dy zyrtaret e larte te Brukselit kane apeluar per zbatimin e plote te marrëveshjes ne funksion te zgjedhjeve me standarde, si edhe per ecjen përpara te reformës ne drejtësi, përmes zbatimit te vetingut.

 

“Ky ishte një hap i parë thelbësor. Tani, kjo marrëveshje duhet të implementohet për të përgatitur zgjedhje me standarde ndërkombëtare. Duke qenë se vota në parlament për ngritjen e organeve të vetting-ut është pjesë e marrëveshjes, ne përsërisim rëndësinë e një implementimi te qëndrueshëm dhe të besueshëm të procesit të vetting-ut, që është kyç për progresin drejt anëtarësimit në BE.”

 

Edhe Ambasadori Austrisë ne Shqipëri Johan Sattler ka vlerësuar marrëveshjen. Nga Fieri, Sattler tha se pakti do t’i japë fund krizës politike. Sattler është shprehur se shqiptaret meritojnë te kenë mundësi zgjedhjeje, ndërsa vendit i nevojitet stabilitet për zhvillimin ekonomik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *