Subscribe

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian Federica Mogherini  zhvilloi të marten në Bruksel një takim me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor në përfundim të mandatit të saj pesë vjeçar.

 

Gjatë takimit liderët bënë një bilanc të bashkëpunimit me BE, duke shprehur zhgënjimin për mosfillimin e negociatave.

 

 

FEDERICA MOGHERINI

 

PERFAQESUESE E LARTE  E BE

 

Përfaqësuesja e Lartë dhe drejtuesit e Ballkanit Perëndimor shkëmbyen mendime mbi marrëdhëniet BE-Ballkan Perëndimor dhe zhvillimet në rajon. Ata shprehen keqardhje për vendimin e Këshillit Evropian për të mos hapur negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe ranë dakord që integrimi në BE i Ballkanit Perëndimor vazhdon të jetë një objektiv kryesor strategjik, në interes të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe rajonit. 

 

Sipas bashkimit europian liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor konfirmuan përsëri përkushtimin e tyre të fortë për perspektivën e BE-së, para së gjithash për përfitimin e qytetarëve të tyre.

 

Në këtë darkë mungonte kryeministri Rama, i cili gjatë ditës së djeshme ndodhej në Athinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *