Perfaqesuesja  e larte e Bashkimit Europian Federica Mogherini  e konsideron nje gabim historic mos hapjen e negociatave per Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut.

 

Dy vendime të rëndësishme, një gabim historik, shkruan zyrtarja e larte ne blogun  e saj.

 

FEDERICA MOGHERINI

 

PERFAQESUESE E LARTE E BASHKIMIT EUROPIAN

 

 

Pas një Këshilli Evropian te veshtire,  krerët e shteteve dhe qeveritë kanë shtyrë vendimin për hapjen e negociatave për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, përkundër përparimit të jashtëzakonshëm të arritur nga të dy vendet dhe kundër këshillave të Komisionit Evropian. Ishtë shumë më tepër sesa një mundësi e humbur. Është një gabim historik, i cili shpresoj se mund të ndryshohet sa më shpejt që të jetë e mundur.

 

I zhgenjyer per refuzimin e negociatave eshte shprehur dhe ministri gjerman i Ekonomise ne nje interviste per gazeten gjermane BILD.

 

PETER ALTMAIR

 

MINISTER GJERMAN I  EKONOMISE

 

Unë jam i zhgënjyer nga rezultati i samitit të BE-së. Ishte në interesin tonë që të lidhim Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë me BE dhe të njohim përpjekjet e tyre të mëdha për demokraci dhe stabilitet. Bisedimet e pranimit duhet të fillojnë sa me shpejte.

 

 

Ndersa Manfred Weber, drejtues i Grupit parlamentar te partise popullore europiane në Parlamentin Evropian ka deklaruar se europa eshte e paqarte se cfare kerkon nga Shqiperia dhe Maqedonia e Veriut.

 

 

MANFRED WEBER

 

KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR PPE

 

Unioni duhet të marre një vendim. Ose te pranoje që ka ende paqëndrueshmëri në Ballkanin Perëndimor dhe se dhuna dhe lufta mund të kthehen. Ose te sigurojmë stabilitet.Ne duhet t’i japim këtij rajoni një perspektivë evropiane. Fillimi i negociatave eshte një proces shumë I gjatë. Rajonit i duhet kjo dorë e shtrirë. Prandaj duhet ta hapim këtë derë. Eshte zhgënjyese që samiti nuk e hapi atë perspektivë.

 

Keshilli Europian nuk arriti te gjente konsensusin per hapjen e negociatave per dy vendet e ballkanit.

 

Refuzimi I presidentit francez Emanuel Macron bllokoi procesin me argumentin se BE duhet te reformoje fillimisht veten pastaj te mendoje per zgjerimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *