Vasilis Michas është një aktor i njohur në Greqi, i cili vitet e fundit ka marrë vëmendjen e shtypit rozë në vendin fqinj.

Vasili me origjinë shqiptare nga ana e nënës, ka spikatur me talentin e tij në aktrim. Por talenti dhe puna e tij në këtë fushë nuk janë të vetmet “asete” të aktorit që komentohen më së shumti në mediat greke.

Së fundmi aktori u ftua në një emision ku foli ndër të tjera për origjinën e tij shqiptare. Por me sa duket kjo pyetje nu ki ka pëlqyer aspak artistit, i cili u vu në siklet nga insistimi i moderatoreve për orgigjinën.

Teksa pohoi se nuk ka turp për origjinën e tij, ai tha se nu ki pëlqen që kjo pyetje i adresohet vazhdimisht në çdo dalje të tij publike.

“E vërteta është se kur më pyesin për origjinën time, nuk di si të përgjigjem, sepse mendoj se jemi në një moshë ku nuk mendoj se ky informacion ka rëndësi. Ndonjëherë dua të përgjigjem me humor, si të thuash, por… në rregull. Më shqetëson, pse më bëjnë këtë pyetje, pse më pyesin për origjinën time. Nuk e di. ..Por mendoj se po të isha me origjinë nga Zvicra apo Franca për shembull, nuk besoj se do të krijihej një çështje si kjo tani me mua”, tha aktori./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *