Nga pesë propozimet për fletën e votimit, ish kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume mbeshtet modelin që shikoni në ekran, i njëjtë me atë që përdoret në Kosovë.
Për të ky model ku krahas emrit të partisë apo koalicionit është i vendosur me numër emri i kandidatit për deputet që zgjedh të votosh e bën më të thjeshtë për votuesin.
KRISTAQ KUME
ISH KRYETAR I KQZ-së
Variantit të Kosovës që ka treguar që zgjedhësit arrijnë ta kuptojnë se çfarë përmban fleta e votimit, e thjeshtë që flet me një gjuhë komunikuese dhe lehtësisht të përdorshme.
Për shkak se më 25 Prill, zgjedhësit do të votojnë jo vetëm për partinë por edhe për deputetin e preferuar dhe mundësia e ngatërrimit ekziston, Kristaq Kume, përtej fushatës informuese, partive politike u propozon:
KRISTAQ KUME
ISH KRYETAR I KQZ-së
Në qoftë se fleta e votimit do të ketë në pjesën e kandidatëve vetëm numra, në qendrat e votimit të ketë një regjistër në të cilinë gjitha partitë politike që garojnë në procesin zgjedhor, të kenë listat e tyre me kandidatë për tu konsultuar zgjedhësi në momentin që ai do të votojë.
Ndërsa Komisionit Qendror të Zgjedhjeve:
KRISTAQ KUME
ISH KRYETAR I KQZ-së
Krahas kandidatit të thuhet edhe kujt subjekti i takon nën emrin e një sigle të vetme, të shihet mundësia që kjo gjë të pasqyrohet edhe në fletën e votimit, natyrisht kjo e vështirëson fletën e votimit, e ngarkon, veçanërisht në njësinë zgjedhore të qarkut të Tiranës.
Si modelin e Kosovës, por edhe katër të tjerët që po shqyrtohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sipas Kristaq Kumes
KRISTAQ KUME
ISH KRYETAR KQZ-së
Mundet të jemi të ekspozuar përpara fenomenit të një numri më të madh sesa në rastet e tjera, të fletëve të votimit të pavlefshme.