Subscribe

Rreth 800 subjekte janë te identifikuar si ndotës te shtretërve te lumenjve, por ne dokumentet zyrtare ato rezultojnë te jene korrekte me kontratën mjedisore.

 

Situata ne terren sipas ministrit Blendi Klosi është krejt tjetër.

 

“Kemi evidentuar ndotës të mëdhenj që kanë të bëjnë me shtretërit e lumenjve apo me përdoruesit e ujit. Në 800 raste të evidentuara vetëm nëpërmjet kontrollit të lejeve mjedisore, ka subjekte të cilët kanë kontakt me ujin. Dhe në 800 raste informacionet që vijnë nga terreni, nga inspektorët mjedisorë apo nga zyrat e mjedisit. Në letra situata është perfekt. Dhe në 800 raste nuk ka asnjë rast të vetëm ku inspektori mjedisor i zonës apo drejtoria rajonale e mjedisit thotë që “Jo, kontratën që ke me shtetin për mbrojtjen e mjedisit nuk e ke zbatuar”. Në 800 raste të gjykuara nëpërmjet çfarë thonë letrat në zyrat tona, ujërat e Shqipërisë duhet të ishin ujërat më të pastra në rajon. Ndërkohë që po të shikosh të vërtetën, ajo është krejt tjetër në raportet që vijnë në zyrat tona të administratës. Lumenjtë tanë fatkeqësisht vazhdojnë të jenë landfillet publike të shumë ish-komunave që mbetjet vazhdojnë t’i derdhin në lumë. Lumenjtë tanë dhe pastaj deti apo bregdeti që duam që të kemi zhvillimin e turizmit, vazhdojnë të jenë të nëpërkëmburit më të mëdhenj të mjedisit.”

 

Përpara inspektorëve të mbrojtjes së mjedisit, Ministri Klosi kritikoi punën e tyre duke iu sjellë edhe raste konkrete..

 

“Ndotësit mjedisorë nuk janë anonimë”- “Askush nuk e ka ndotur mjedisin, as në fshehtësi dhe as nuk e ka fshehur ndonjëherë identitetin.  Kjo ka ndodhur sepse askush nuk ka patur frikë nga reagimi ligjor i strukturave tuaja. Nuk ka asnjë ndotës të kategorive të ndryshme i cili me zyrat e shtetit, nuk ka një kontratë për mbrojtjen e mjedisit. Në shumicën e rasteve kjo kontratë nuk është zbatuar dhe kjo është arsyeja që mjedisi konsiderohet si mall pa zot, pasi institucionet tona në asnjë rast nuk kanë qenë aty ku duhet për të kuptuar që realiteti është krejt tjetër.”

 

Klosi vuri një afat prej 20 ditësh që të gjitha strukturat mjedisore të shpërndahen në terren për të inspektuar, fotografuar, mbledhur informacion të detajuar dhe verifikuar çdo ndotje në të gjithë territorin e vendit, me qëllim krijimin për herë të parë të hartës së papastërtive.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *