Detaje të reja kanë dalë në lidhje me makinën e blindur “G Class” me targa ruse, e cila u aksidentua mbrëmjen e së mërkurës pranë ish-rreth rrotullimit të Shqiponjës në Laprakë.

 

Drejtuesi i kësaj makine është identifikuar si 34 vjeçari Eldin Dergjini i cili më pas është marrë në pyetje nga policia.

 

“Kam qenë duke ecur me makinë me një shpejtësi normale. Me goditi nga pas një mjet tjetër. Humba kontrollin dhe u përplasa me një bordurë dhe makina ime u batua në rrugë. Nuk e pashë mjetin që më goditi. Pas aksidentit jam larguar në këmbë për pak metra dhe pastaj mora taksi dhe erdha në spital”.

 

Makina e blinduar me targë ruse H001CH 199 është sjellë në Drejtorinë e Tiranës dhe i është nënshtruar një kontrolli të imtësishëm por nuk janë gjetur sende të paligjshme në të. I aksidentuari pretendon se makinën e ka sjellë nga jashtë vendit dje nuk e ka pajisur ende me dokumentacion shqiptar.

 

Ndërkohë rezulton se 34 vjeçari Dergjini është një person me precedent të mëparshëm penal, pasi në vitin 2014-të ka fyer dhe kundërshtuar punonjësit e policisë, dhe  është ndaluar edhe për trafik droge në Itali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *