Subscribe

Prej disa ditesh tre te rinj qe udhëtojnë me kete audi te verdhe te grabitur janë shndërruar ne personat me te kërkuar ne Itali. Forcat e rendit janë vene ne ndjekje te tyre, pas përfshirjes ne nje seri ngjarjesh, duke filluar nga grabitjet, tejkalim shpejtësie dhe manovra te rrezikshme ne rruge, çka ka sjelle edhe aksidentimin e nje gruaje qe humbi jetën. Ne media dhe rrjetet sociale ku qarkullon edhe kjo foto, përflitej se personat rreth te 30-ve janë shqiptare. Por hamendesimet jane hedhur poshtë nga nje 32 vjeçar shqiptar, qe është paraqitur ne policinë e Torinos, duke deklaruar se flitet per një gabim dhe se as ai dhe as dy shqiptaret e tjerë ne foto nuk janë personat qe lëvizin me audin e verdhe. I riu, identiteti i te cilit nuk behet i ditur, tha se është i pafajshëm dhe se i njeh dy shqiptaret qe shfaqen përkrah tij. Ai tregoi se ata gjenden ne Shqipëri dhe njeri prej tyre ndodhet ne burg. Shqiptari rrezikon dëbimin nga Italia, pasi rezulton pa lejeqendrim ne vendin fqinj. Ndjekja e tre personave ka nisur qe prej se enjtes se shkuar, kur ata nuk iu binden urdhrit te policisë se Triestes për të ndaluar në një postbllok. Ata janë pikasur disa here ne vende te ndryshme nga qytetare te ndryshëm, duke udhëtuar me shpejtësi marramendëse dhe duke drejtuar ne mënyre te gabuar automjetin, siç kane dëshmuar edhe këto pamje te kamerave te sigurisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *