Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
15 May 2026
Vizion fokus

PD në zgjedhje apo votime? Mziu: Berisha është i...

“Goditja e mashtrimit kompjuterik dhe Call Center-ave”, Lamallari: 84...

Debatet brenda mazhorancës/ Muka: Nëse PS do ishte në...

Mziu: Ja çfarë thonë kolegët socialistë për situatën brenda...

Çfarë po ndodh brenda PS? Shkurti: Disa të pakënaqur...

“Mos më bëj avokatin ti”, debat i ashpër mes...

PS-PD rezolutë për integrimin, Kaziaj: S’është tregues i rugëtimit...

“Më shumë i shërben PD”, gazetari minimizon rezolutën për...

Votat PS-PD për integrimin, Shkurti: Për çështje me interes...

Bashkimi i votave për rezolutën për integrimin, Mziu: Nuk...

Ministria për Ujësjellësin e Durrësit: S’ka faliment, por riorganizim, shoqëria e re ofron shërbim në tre bashki

2 Gusht 19:58

Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve  dhe Trajtimit të Mbetjeve (AKUM), ka reaguar pas lajmit për mbylljen e aktivitetit të ujësjellësit në Durrës.

 

Në reagimin zyrtar, AKUM sqaron se ky vendim nuk ka lidhje me falimentimin, por me procesin e riorgazimit të shoqërive të Ujësjellës Kanalizimeve në të gjithë vendin.

 

“Më datë, 1 Janar 2023, Shoqëria Aksionare Ujësjellës Kanalizime Durrës ka transferuar aktivitetin në Shoqërinë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës SH.A., së bashku me shoqëritë e tjera Ujësjellës Kanalizime Krujë, Kavajë, Rrogozhinë. Në procesin e transferimit, i cili është mbikëqyrur nga një grup ekspertësh kontabël, janë mbartur të gjitha asetet, të drejtat dhe detyrimet nga Shoqëritë e mëparshme të Ujësjellës Kanalizime në Shoqërinë e re Rajonale.  Gjatë procesit të transferimit nuk ka pasur asnjë shuarje të të drejtave ose detyrimeve, pasi Shoqëria Aksionare Ujësjellës Kanalizime Durrës ka transferuar të gjithë veprimtarinë e saj, përfshirë të gjithë të drejtat dhe detyrimet sipas një kontrate noteriale, bazuar edhe në legjislacionin tatimor dhe atë të shoqërive tregtare, ka përfunduar qëllimin për të cilin është krijuar dhe për këtë arsye Asambleja e Aksionareve ka nisur procesin e likujdimit të kësaj shoqërie”, theksohet në deklaratë.

 

Më tej shtohet se Shoqëria Rajonale e Ujësjellës Kanalizime Durrës, e cila mbulon territorin e Bashkive Durrës, Kavajë, Shijak, Krujë dhe Rrogozhinë ka siguruar vazhdimësinë e shërbimit dhe është në mënyrë të vazhdueshme duke likuiduar detyrimet e prapambetura të trashëguara nga Shoqëritë Transferuese.

 

REAGIMI I PLOTË:

 

Lidhur me lajmin e publikuar sot në media për situatën e ndërmarrjes së Ujësjellës – Kanalizimeve, Durrës, Agjencia Kombëtare e Ujesjellës Kanalizimeve dhe Trajtimit të Mbetjeve (AKUM) sqaron se:

 

Vendimi i Asamblesë aksionare të UK Durrës, për “Përfundimin e aktivitetit dhe prishjen e shoqërisë” nuk ka lidhje me falimentimin e saj, por me procesin e riorganizimit të shoqërive të Ujësjellës Kanalizimeve në të gjithë vendin, proces i nisur vitin e kaluar në bazë të një vendimi të Qeverisë Shqiptare “Për riorganizimin sektorit të furnizimit me ujë dhe të largimit, trajtimit dhe përpunimit të ujërave të ndotur”.

 

Ky proces ka konsistuar në agregimin e 61 ish-shoqërive në varësi të bashkive të vendin dhe krijimin e 15 shoqërive të reja ku secila bashki është sërish aksionere, por tashmë së bashku me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë që është aksionerja kryesore me 51%. Aktualisht 13 Shoqëri Rajonale nga 15 Shoqëri Rajonale të propozuara janë të regjistruara dhe janë në funksion.

 

Në zbatim të kësaj reforme Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës, ka përthithur aktivitetin e katër UK-ve, Durres, Kavajë, Krujë dhe Rrogozhinë, të dhënat financiare të të cilave janë të gjitha të deklaruara pranë organeve tatimore dhe në QKB. Janë të dhëna publike dhe transparente.

 

Më datë, 1 Janar 2023, Shoqëria Aksionare Ujësjellës Kanalizime Durrës ka transferuar aktivitetin në Shoqërinë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës SH.A., së bashku me shoqëritë e tjera Ujësjellës Kanalizime Krujë, Kavajë, Rrogozhinë.

 

Në procesin e transferimit, i cili është mbikëqyrur nga një grup ekspertësh kontabël, janë mbartur të gjitha asetet, të drejtat dhe detyrimet nga Shoqëritë e mëparshme të Ujësjellës Kanalizime në Shoqërinë e re Rajonale.

 

Gjatë procesit të transferimit nuk ka pasur asnjë shuarje të të drejtave ose detyrimeve, pasi Shoqëria Aksionare Ujësjellës Kanalizime Durrës ka transferuar të gjithë veprimtarinë e saj, përfshirë të gjithë të drejtat dhe detyrimet sipas një kontrate noteriale, bazuar edhe në legjislacionin tatimor dhe atë të shoqërive tregtare, ka përfunduar qëllimin për të cilin është krijuar dhe për këtë arsye Asambleja e Aksionareve ka nisur procesin e likujdimit të kësaj shoqërie.

 

Shoqëria Ujësjellës-Kanalizime Durrës ka një rast specifik të kostove të larta të energjisë elektrike, pasi burimet ujore nga të cilat furnizohet janë rreth 50 km larg. Këto tarifa të shërbimit të furnizimit me ujë janë të pamjaftueshme për të mbuluar koston e operimeve të shoqërisë, duke çuar në akumulim të vazhdueshëm të detyrimeve të papaguara për energjinë elektrike ndaj OSHEE dhe FSHU. Tarifa aktuale mbulon vetëm 43% të kostos së operimit.

 

Theksojmë se Shoqëria Rajonale e Ujësjellës Kanalizime Durrës , e cila mbulon territorin e Bashkive Durrës, Kavajë, Shijak, Krujë dhe Rrogozhinë ka siguruar vazhdimësinë e shërbimit dhe është në mënyrë të vazhdueshme duke likujduar detyrimet e prapambetura të trashëguara nga Shoqëritë Transferuese. Konkretisht, nga momenti i krijimit të Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës, nuk janë krijuar detyrime të reja për sigurimet shoqërore, pagat, dhe aktivitetin tregtar, dhe janë shlyer detyrime të prapambetura të shoqërive të transferuara në vlerën 374,344,556 Lekë.

 

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë̈ dhe AKUM kanë përgatitur kontrata të performancës, të cilat ndihmojnë̈ në mbikëqyrjen e plotë të aktivitetit të Shoqërive UK, si dhe garantimin që administrimi i tyre të jetë në përputhje me strategjinë̈ kombëtare sektoriale.

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
durres Ujësjellës

Nga e njëjta kategori

Bashkimi i votave për rezolutën për integrimin, Mziu: Nuk mund t’i jepnim oksigjen Ramës duke votuar kundër

më shumë...

“Negociatat me frymë bashkëpunimi”, Malaj: Mbyllja e kapitujve të BE duhet të nisë këtë vit, anëtarësimi në 2030 objektiv real

më shumë...

U aksidentua ndërsa ecte me biçikletë, ndërron jetë në spital profesor Luan Pirdeni! Arrestohet 31-vjeçari (EMRI)

më shumë...

Aksident në rrugën e vjetër Lezhë-Milot, plagosen tre persona

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:23

PD në zgjedhje apo votime? Mziu: Berisha...

10:14

“Goditja e mashtrimit kompjuterik dhe Call Center-ave”,...

10:09

Debatet brenda mazhorancës/ Muka: Nëse PS do...

10:07

Mziu: Ja çfarë thonë kolegët socialistë për...

10:03

Çfarë po ndodh brenda PS? Shkurti: Disa...

9:48

“Mos më bëj avokatin ti”, debat i...

9:31

PS-PD rezolutë për integrimin, Kaziaj: S’është tregues...

9:22

“Më shumë i shërben PD”, gazetari minimizon...

9:22

Votat PS-PD për integrimin, Shkurti: Për çështje...

9:18

Bashkimi i votave për rezolutën për integrimin,...

8:50

“Negociatat me frymë bashkëpunimi”, Malaj: Mbyllja e...

8:35

U aksidentua ndërsa ecte me biçikletë, ndërron...

8:25

Rregullorja e re e Kuvendit, pikat ku...

8:24

Aksident në rrugën e vjetër Lezhë-Milot, plagosen...

8:15

Aksidentohet Profesor Luan Pirdeni

8:00

Aksident në aksin Prrenjas-Librazhd, plagosen dy të...

7:24

Protesta masive në Kubë pas mungesës së...

7:15

Tajvani: Kina nuk na përfaqëson

6:40

Ministrit britanik i Shëndetësisë dha dorëheqjen, reagon...

6:37

Paralajmërimi i fortë për Gazën: Ndarja e...

Më të klikuarat

  • “Kemi qenë dy vite e gjysmë bashkë”, Soni Malaj flet për Flo...
  • Hëna e Re e fundit e pranverës sjell lajme të forta, Meri Gj...
  • U aksidentua ndërsa ecte me biçikletë, ndërron jetë në spita...
  • Aksidentohet Profesor Luan Pirdeni
  • U akuzua për ngacmim seksual nga 21-vjeçarja, Gjykata e Korç...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.