Këtë të martë në vendin tonë janë konfirmuar 574 raste të reja me koronavirus dhe gjashtë humbje jete.

 

Të infektuarit u zbuluan pas testimit të 2.682 qytetarëve, ndërsa viktimat ishin të moshave 65-88 vjeç. Në orët e fundit betejën me virusin e kanë fituar 578 persona.

 

Në total në Shqipëri janë infektuar 57.146 qytetarë, janë rikuperuar 32.700 persona si edhe kanë humbur jetën 1.170 pacientë.

 

Ministria e Shëndetësisë raportoi për një situatë të qëndrueshme në katër spitalet COVID.

 

Atje po marrin trajtim 286 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *