Ministria e Shëndetësisë njoftoi këtë të enjte për 11 humbje jete dhe 786 qytetarë të konfirmuar pozitivë. Rastet e reja janë zbuluar pas testimit të 2.592 qytetarëve. Rekordin e të infektuarve ditorë e mban Tirana, me 379 raste.

 

Ndërsa pacientët që kanë humbur jetën janë të moshave: një 51 vjeçar dhe 64 vjeçare nga Shkodra, dy 62 vjeçar një nga Kavaja dhe një nga Vlora, një 65 vjeçar nga Kruja, një 69 vjeçar nga Berati, një 71 vjeçare nga Lushnja, një 74 vjeçar dhe një 75 vjeçar nga Fieri, një 81 vjeçare nga Gramshi, një 81 vjeçar nga Tirana.

 

Në 24 orët e fundit janë shëruar 349 qytetarë, kurse në spitalet COVID po trajtohen 424 pacientë. Nga këta, 11 janë në terapi intensive, nga të cilët 4 të intubuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *