Në tryezën me temë “Lufta kundër korrupsionit dhe reforma në drejtësi si një shtysë për rritjen ekonomike të Shqipërisë”, e cila po mbahet në Tiranës, ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio ka konfirmuar mbështetjen e vendit fqinj në proceset integruese të Shqipërisë.

 

Gjatë fjalës së tij, Di Maio, teksa e konsideroi korrupsionin një pengesë të madhe për zhvillimin e vendit, theksoi se lufta kundër korrupsionit është një element i rëndësishëm në ecjen para të vendit.

 

“Shpreh këtu mbështetjen e Italisë për rrugën e integrimit evropian të Shqipërisë. Dhe në këtë drejtim lufta kundër korrupsionit është një prej kushteve kryesore. Korrupsioni dëmton marrëdhënien midis institucione, minon rrënjët e shtetit të së drejtës, gjithashtu edhe besueshmërinë e njerëzve në sistem. Korrupsioni rrit më tej edhe pabarazinë, largimin e kapitaleve dhe nuk inkurajon shtetasit që të japin kontributin e tyre në zhvillimin e vendit. Shqipëria dhe Italia kanë bashkëpunuar shumë, si në nivel dypalësh ashtu edhe shumëpalësh. Ne do ta mbështesim Shqipërinë edhe në këtë sfidë, kjo e lidhur ngushtë edhe me mbështetjen tonë të madhe për rrugëtimin tuaj në Bashkimin Evropian. Shqipëria dhe Italia ecin bashkë”, tha Luigi Di Maio.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *