Ministri hungarez i Punëve të Jashtme, Peter Szijjarto, ka komentuar kërkesë për azil t ëish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski, ku ka theksuar se kjo është një çështje juridike, jo politike.

 

Këto komente ministri Szijjarto i ka bërë gjatë një vizite në Kosovë, ku ndër të tjera është shprehur se do të priten rezultatet e autoriteteve kompetente të Hungarisë.

 

“Mund t’ju them vetëm një gjë. Kjo është çështje juridike, nuk është politike. Autoritetet kompetente, pra autoriteti i migracionit, do të kryejë procedurat duke u bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe le të shohim rezultatin për të”.

Ish-kryeministri Gruevski, i dënuar me dy vite burg, kishte njoftuar në profilin e tij në “Facebook” se ndodhet në Budapest dhe se ka kërkuar azil politik nga autoritetet hungareze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *