Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
03 May 2026
Vizion fokus

Kontaminoi me helm për minj kavanozat me ushqime për...

Politikanët në Gjermani reagojnë pas njoftimit për tërheqjen e...

EMRI/ Ndryshime në Policinë e Shtetit, Hita firmos një...

Irani përgatit ligjin për kalimin nëpër Ngushticën e Hormuzit

Shkelet armëpushimi në Liban, 13 të vrarë dhe dhjetëra...

Zelensky bisedë me kryeministrin Fico: Kemi nevojë për marrdhënie...

SHBA kërkon koalicion ndërkombëtar për sigurinë në Hormuz

Zyrtari i lartë iranian paralajmëron rifillim të konfliktit me...

Kuba dënon sanksionet e reja të SHBA

Wall Street Journal: Kina dhe Rusia po njohin aftësitë...

Ministri Hoxha përgënjeshtron akuzat për Drejtorin e Policisë së Shkodrës dhe sqaron procesin e përzgjedhjes së Drejtorit të Gardës

12 Shtator 16:15

Gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, i konsideroi gënjeshtra akuzat e deputetit të PD-së, Gazment Bardhi, për Drejtorin e Policisë së Qarkut Shkodër dhe sqaroi procesin e përzgjedhjes së Drejtorit të Gardës së Republikës.

Më poshtë replikat e plota të ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha:

Lexo edhe :

Related Posts

"Zëdhënës i Pëllumb Gjokës, drejtorin e policisë Shkodër e emëroi krimi”, Braçe i kthehet Bardhin: Mos më bëj të hap librin

Në lidhje me dy gënjeshtrat që u paraqitën në mëngjes nga deputeti Gazment Bardhi.

Gënjeshtra e parë ishte komunikimi nëpërmjet zotërisë “Mondi” në “EncroChat” me të ashtuquajturin zotin ministër.

Po bëj parantezën e gënjeshtrës në mëngjes nga deputeti, i cili tani nuk është në sallë për ta dëgjuar të vërtetën. Minimumi, kur deputeti duhet të gënjejë të na thotë të paktën që, kam dëshirë të gënjejë dhe të vazhdojë.

Unë po përmend tekstin e bisedës, ndaj më lejoni t’jua shpjegoj deri në fund.

Nuk jam politikan i kualifikuar si deputeti, i cili përmendi në mëngjes pjesën e kësaj gënjeshtre, por unë do t’ju them të vërtetën e këtij komunikimi, në raport me kërkesën që ai kishte për komunikimin në “EncroChat”.

Kjo është e para dhe, e dyta, është problematika e përzgjedhjes së Komandantit të Gardës.

Në lidhje me komunikimin në “EncroChat” po ju bëjë me dije se: zotëria Mondi është me gradën Drejtues i Parë në Policinë e Shtetit. Aktualisht mban postin e Drejtorit të Policisë së Qarkut Shkodër.

Në vijimësi të karrierës time profesionale, gjatë viteve 2009 – 2011, kam pasur nderin të punoj me Drejtuesin e Parë, Edmond Sulaj. Ai është një nga oficerët në karrierë, i cili ka treguar aftësi dhe integritet përgjatë të gjithë karrierës së tij. Sulaj ka 27 vite punë. Besoj se edhe deputeti zoti Erion Braçe ua bëri me dije për mënyrën se si Sulaj e gjykon ushtrimin e kësaj detyre dhe përgjegjësinë që ai mban për këtë detyrë.

Ndërkohë, në “EncroChat” parashtrohet një bisedë që i përket vitit 2021. Më lejoni t’ju shpjegoj se Edmond Sulaj ka marrë detyrën e Drejtorit të Policisë së Qqarkut në vitin 2023. Pra, kjo gënjeshtër bie.

Tani të dalim te gënjeshtra e dytë.

Unë nuk e kuptova pjesën e Komandantit të Gardës, sepse konkursi ishte shumë serioz. Unë nuk e kam idenë e parashikimeve që keni bërë ju dhe nuk keni pse të shqetësoheni në largpamësinë tuaj për përzgjedhjen e profilit, duke e gjetur ju fituesin para se ai të konkurronte. Pra, ju keni gjetur edhe fituesin para se të konkurronte.

Kjo është ajo që po mundohem t’ju shpjegoj: Komandanti i Gardës së Republikës është përzgjedhur mbi frymën e ligjit, ku qëllimi kryesor ishte rregullimi i kohëzgjatjes së ruajtjes së personaliteteve dhe banesave, përmirësimi i të drejtës dhe kompensimit financiar për punonjësit dhe drejtuesit e Gardës. Dhe qëllimi numër tre ishte hartimi i një procedure dhe përcaktimi i kushteve për kriteret për përzgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Gardës. Pra, këto kritere ndryshojnë komplet me kriteret e janarit 2021. Faleminderit!”

Replika e dytë:

“Edhe një herë për ta rikujtuar deputetin, i cili akuzon drejtues dhe funksionar publik. Tani më dëgjo mua, merr raportin e EUROPOL-it të nxjerr, e ke të publikuar në faqen e internetit, i cili shpjegon se strukturat e zbatimit dhe agjencive ligjzbatuese të Holandës, Belgjikës dhe Francës kanë nisur një operacion në vitin 2021 dhe atje janë konsideruar si biseda me vlerë hetimore këto biseda të cilat nuk lidhen fare me aludimet që ngrini ju dhe ky raport është publik dhe që të informoheni për çdo gjë mbi këtë raport duke qenë se kam qenë dhe shefi i EUROPOL-it mund të më kontaktoni edhe pas seancës t’ju sqaroj procedurat sesi funksionojnë strukturat dhe bashkërendimi i tyre”./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Vendi
Tagged:
Gazmend Bardhi ministri hoxha policia

Nga e njëjta kategori

Kontaminoi me helm për minj kavanozat me ushqime për fëmijë, arrestohet 1 person në Austri

më shumë...

Politikanët në Gjermani reagojnë pas njoftimit për tërheqjen e 5 mijë ushtarëve amerikanë

më shumë...

Pse nuk duhet të anashkaloni hidratimin e lëkurës suaj

më shumë...

Irani përgatit ligjin për kalimin nëpër Ngushticën e Hormuzit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:38

Ju ndihmojnë të mësoni dhe të mbani...

10:16

Kontaminoi me helm për minj kavanozat me...

10:05

Politikanët në Gjermani reagojnë pas njoftimit për...

9:45

EMRI/ Ndryshime në Policinë e Shtetit, Hita...

9:38

Pse nuk duhet të anashkaloni hidratimin e...

9:22

Irani përgatit ligjin për kalimin nëpër Ngushticën...

9:07

Shkelet armëpushimi në Liban, 13 të vrarë...

8:34

Zelensky bisedë me kryeministrin Fico: Kemi nevojë...

8:18

SHBA kërkon koalicion ndërkombëtar për sigurinë në...

8:02

Zyrtari i lartë iranian paralajmëron rifillim të...

7:50

Kuba dënon sanksionet e reja të SHBA

7:45

Wall Street Journal: Kina dhe Rusia po...

7:41

Largimi i 5 mijë ushtarëve amerikanë, ministri...

7:30

E rëndë në Itali, 15-vjeçari humb jetën...

7:22

Të shtëna me armë në Gjakovë, një...

7:05

7 persona humbin jetën në Gaza pas...

6:59

Emiratet e Bashkuara Arabe rihapin hapësirën e...

6:50

Incident në ndeshjen mes skuadrave shqiptare, tifozi...

6:08

Aksident në aksin Shkodër-Koplik, humb jetën në...

6:06

NATO reagon për largimin e 5 mijë...

Më të klikuarat

  • “Ajo nuk do të preket kurrë”, nëna e Indrit flet...
  • Dona kërkon largimin e Mozës nga Ferma Vip, Ola i del në mbr...
  • Feston 37-vjetorin e lindjes, Indri merr surprizën e veçantë...
  • U nda nga i dashuri LIVE! Nëna e Indrit flet hapur për vendi...
  • Hyrje të reja dhe vendime që trondisin garën, nis “Fer...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.