E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Ministrat e LSI: Dialog për krizën

Ministrat e Lëvizjes Socialiste për Integrim kane theksuar nevojën per dialog mes partive per te zgjidhur krizën e krijuar ne skenën politike. Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha dhe Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, kane deklaruar se te gjithë aktoret duhet te dialogojne, duke iu shmangur komenteve per qeverinë teknike apo shtyrjen e zgjedhjeve e duke vene ne dukje se zgjidhjet duhet te dalin nga tryeza e partive politike.

 

Ashtu si dhe kreu i partisë Ilir Meta, dy ministrat Gjosha e Panariti kane theksuar se LSI do te hyje ne zgjedhje ne nje koalicion me Partine Socialiste nëse kriza zgjidhet.

 

Reklamë

Mbrëmjen e se hënës pas mbledhjes se kryesisë kreu i LSI Ilir Meta, deklaroi se duhet dialog me opozitën, duke plotësuar edhe kërkesën e saj per krijimin e një “qeverie besimi”.

 

 

Më shumë video

Reklamë