Subscribe

Mimi Kodheli, kryetare e Komisionit të Jashtëm të PS ishte e ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, përmes një lidhjeje Skype për të folur për mundësinë e një marrjes së një mandate të tretë nga kryeministri Rama nga zgjedhjet e 25-Prillit.

Gjatë bisedës, Kodheli u përplas me kryetarin e Nismës Thurje, Endri Shabani.

Më poshtë pjesa e shkëputur nga debati:

Mimi Kodheli: T’ju them të drejtën, ashtu siç edhe kryetari Rama i ka hyrë në hak shtëpisë, edhe unë i kam hyrë në hak shtëpisë, sepse kam lënë një djalë të vogël dhe e kam gjetur burrë kur jam kthyer pas 20 vitesh politikë. Dhe sigurisht që sot ai ka nevojë gjithnjë e më pak për mua, sepse nuk është tashmë  një fëmijë.

Endri Shabani: Znj. Kodheli, po sakrifikoni fëmijët tuaj për fëmijët tanë …. Se kështu i bie… Unë mendoj se Shqipëria nuk do të ishte kështu nëse ju të gjithë do kishit sakrifikuar fëmijët tuaj.

Mimi Kodheli: Unë kam sakrifikuar për të ardhmen e fëmijës tim dhe për pasojë edhe fëmijëve të tjerë shqiptarë…

Endri Shabani: Ku jeton fëmija juaj sot?

Mimi Kodheli: Jeton në Shqipëri…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *