Presidenti Donald Trump ka njoftuar këtë të premte se drejtori i buxhetit Mick Mulvaney do të jetë shefi i tij i ardhshëm i personelit të Shtëpisë së Bardhë.

 

Trump përmes një postimi në Twitter shkruan se Mulvaney “ka bërë një punë të shquar” në administratën e tij dhe do të marrë postin e ri vitin e ardhshëm.

 

Presidenti amerikan e ka quajtur zotin Mulvaney “shefin e personelit të ngarkuar në detyrë “, por nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë do të thotë kjo për kohëzgjatjen e mandatit të tij.

 

Ai do të zëvendësojë gjeneralin John Kelly. Presidenti Trump vlerësoi punën e zotit Kelly dhe e quajti atë një “patriot të madh” në Twitter.

 

Zgjedhja e parë e presidentit ishte Nick Ayers, shefi i personelit të nënpresidentit, i cili nuk e pranoi postin pasi nuk ishte në gjendje të arrinte një marrëveshje për sa kohë do të shërbente në atë pozicion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *