Subscribe

“Kënga e detit” solli për herë të parë në tetarin “Petro Marko” artistin dhe kantautorin e mirënjohur italian, Michele Zarrillo.

 

Për më shumë se një orë, këngëtari me një karrierë 40 vjeçare shpalosi repertorin muzikor për publikun vlonjat.

 

Këngët hit ndër vite të kantautorit si ” Una rosa blu, “L’efante e la farfalla” ” “Cinque giorni di te e di me” u shoqëruan me ovacione nga të pranishmit në sallë.

 

Në përfundim të koncertit Zarillo u shpreh se do të rikthehej për të performuar në këtë qytet.

 

 

MICHELE ZARRILLO

ARTIST ITALIAN

 

Kam qenë më herët në Tiranë për disa bashkëpunime televizive. Në Vlorë është hera e parë që vij, aq sa pata mundësi të shoh është një qytet i bukur. Publiku vlonjat i mrekullueshëm, ishte kënaqësi të shoh që i njihte dhe këndonte këngët e mia. Nëse do të më jepej mundësia do të rikthehesha”

 

Koncerti u organizua nga konsullata italiane, ndërsa qytetarët vlonjatë patën mundësi për herë të parë të shihnin e duartrokisnin artistin, që me këngët dhe muzikën e tij frymëzoi një gjeneratë të tërë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *