Presidenti i republikës Ilir Meta ka dekoruar bamirësen franceze Sylviane Muselier, me dekoratën “Nënë Tereza” për kontributin në ndihme të fëmijëve të sëmurë e familjeve shqiptare në nevojë. Vlerësim iu bë edhe për promovimin e imazhit dhe vlerave të rralla të Shqipërisë e shqiptarëve në Francë.

 

Kreu i shtetit shqiptar tha se nëse historia e vendit dhe e popullit shqiptar ka nxjerrë figurën e bamirëses mbarëbotërore, Nënë Terezën, popujt dhe vendet e tjera i kanë dhuruar njerëzimit shumë figura të ndritura. Një ndër to, padyshim është edhe zonja Muselier, tha Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *